Administrata publike, shpallen vendet vakante për punësim. Kriteret, dokumentet dhe afatet për aplikim
Vetëm gjatë ditës së djeshme, Departamenti i Administratës Publike ka shpallur 19 vende të lira pune, të cilat janë të hapura edhe për ata që nuk janë pjesë e Shërbimit Civil. Konkretisht, DAP shpall 11 vende vakante për juristë në institucione të ndryshme në administratën shtetërore. Siç raportohet në faqen e DAP, si kriter kryesor është zotërimi i diplomës “Master Profesional” në Shkenca Juridike, si dhe 1 vit përvojë në profesion (vlejnë edhe praktikat e punës të vërtetuara). Aplikimet për këto pozicione janë të hapura deri më 11 Mars. Për t’u informuar më shumë për kriteret klikoni këtu
Departamenti i Administratës Publike shpall edhe 5 vende vakante për ata që zotërojnë një diplomë në “Kimi industriale”, në Inspektoriatin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut. Aplikimet janë të hapura deri më datën 11 Mars. Për më shumë informacion mbi kriteret klikoni këtu
Për ata që kanë përfunduar studimet në degën Inxhinieri Ndërtimi dhe kanë të paktën 1 vit përvojë pune në profesion, DAP shpall 8 vende vakante në Tiranë, Shkodër dhe Gjirokastër. Aplikimet janë të hapura deri më datë 15 Mars. Për më shumë informacion mbi kriteret klikoni këtu
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.