Administrata publike, strukturat e reja të pagave për disa kategori. Tabelat me shtesën e përfituar nga 5 deri në 30 mijë lekë

Publikohen në Fletoren Zyrtare strukturat e pagave përfshirë edhe shtesën e përfituar së fundmi. Konkretisht në Fletoren Zyrtare janë publikuar strukturat e pagave për nëpunësit civilë, nëpunësit e kabinetit në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Gjykatën e Lartë, Prokurorinë e Përgjithshme, institucionet e pavarura, institucionet në varësi të Kryeministrit, institucionet në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e prefektit. Gjithashtu janë publikuar tabelat me shtesat në pagë, të cilat variojnë nga 5 deri në 30 mijë lekë.
Sipas vendimit të fundit “Specialistët”, “Përgjegjësit e sektorit” apo “Drejtorët e drejtorive”, të cilët punojnë në pozicione që lidhen me procesin e informatizimit të administratës publike dhe kërkojnë në mënyrë të detyrueshme, diplomë universitare të nivelit “Master i Shkencave/Master Profesional/ Bachelor” apo të barasvlershme me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë, në degët “Inxhinieri elektronike”, “Inxhinieri informatike”, “Informatikë”, “Inxhinieri telekomunikacioni”, “Teknologji informacioni”, “Informatikë ekonomike”, “Inxhinieri matematike informatike” apo “Shkenca kompjuterike” përfitojnë shtesë page në masën: – 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.
Aplikimi i kësaj shtese bëhet vetëm në rastet kur institucionet kanë krijuar baza të të dhënave shtetërore, të miratuara e të regjistruara pranë Autoritetit Rregullator Koordinues të Bazave të të Dhënave Shtetërore, sipas legjislacionit në fuqi.
Përfitojnë shtesë në pagë: Në masën 7 500 (shtatë mijë e pesëqind) lekë në muaj, për nëpunësit e strukturave të TIK, të cilët nuk punojnë me bazat e të dhënave shtetërore
Në masën 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj, për nëpunësit e strukturave të TIK, të institucioneve rajonale/vendore.
Shtesat në pagë për nëpunësit në Kryeministri
Në Kryeministri, pozicionet, “Drejtor i Departamentit të Zhvillimit të Financimeve dhe Ndihmës së Huaj”, dhe “Drejtor i Departamentit të Jetësimit të Prioriteteve”, përfitojnë shtesë në masën 8 000 (tetë mijë) lekë në muaj.
Pozicionet “Drejtor njësie, jurist, koordinator dhe inspektor në Departamentin e Legjislacionit, Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit”, “Drejtor njësie, Drejtor drejtorie, jurist dhe koordinator në Departamentin e Programimit të Zhvillimit, Financimeve dhe Ndihmës së Huaj” dhe pozicionet “Koordinator në Departamentin e Jetësimit të Prioriteteve”, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj.
Shtesat në pagë në disa institucione të tjera
Në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, nëpunësit në pozicionet “Inspektor i lartë” dhe “Ndihmësinspektor i lartë”, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj.
Në Komisionin e Prokurimit Publik, kryetari i komisionit në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, ndërsa zëvendëskryetari, anëtarët dhe nëpunësit në drejtoritë apo sektorët teknikë, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj.
Në Agjencinë e Prokurimit Publik, nëpunësit në pozicionet “Titullar institucioni”, “Drejtor drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist” në drejtoritë dhe sektorët teknikë, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj.
Në Agjencinë e Koncesioneve dhe Partneriteteve Publike Private, nëpunësit në pozicionin “Titullar i institucionit”, në masën 13 000 (trembëdhjetë mijë) lekë në muaj, ndërsa nëpunësit në pozicionet “Drejtor drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në drejtoritë dhe sektorët teknikë, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë në muaj.
Në Njësinë e Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit, nëpunësi në pozicionin “Titullar i institucionit”, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj, ndërsa nëpunësit në pozicionet “Përgjegjës sektori” dhe “Inspektor”, në sektorët teknikë, në masën 12 000 (dymbëdhjetë mijë) lekë në muaj.
Punonjësit e degëve të thesarit
Punonjësit e degëve të thesarit që punojnë në sistemin AMoFTS, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj për pozicionin përgjegjës i degës së thesarit Tiranë;
7 000 (shtatë mijë) lekë në muaj për punonjësit e tjerë të degës së thesarit Tiranë dhe 5 000 (pesë mijë) lekë në muaj për degët e tjera të thesarit.
Në Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, nëpunësit në pozicionet “Titullar i institucionit” dhe “Administrator”, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.
Në institucionet e artit
Në Teatrin Kombëtar, Teatrin Kombëtar të Operës, Baletit dhe Ansamblit Popullor, Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, Teatrin Kombëtar të Komedisë, Cirkun Kombëtar, punonjësit e trupës artistike në këto institucione, në masën 6 000 (gjashtë mijë) lekë në muaj.
Në Drejtorinë e Shifrës, nëpunësit në pozicionet “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në masën 15 000 (pesëmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.
Në disa Ministri
Në Ministrinë e Financave, nëpunësit civilë në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm, “Drejtor i Përgjithshëm”, “Drejtor drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, si dhe funksionarët në pozicionet “Drejtor i kabinetit të ministrit”, “Zëdhënës” dhe “Këshilltar”, në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë.
Në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, nëpunësit civilë në pozicionet “Drejtor i Përgjithshëm”, “Drejtor Drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë. 4/14. Në Institutin e Statistikave, nëpunësit civilë në njësitë teknike të përmbajtjes, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë.
Në Departamentin e Administratës Publike, nëpunësit civilë në pozicionet “Drejtor Departamenti”, “Drejtor Drejtorie”, “Përgjegjës sektori” dhe “Specialist”, në njësitë teknike të përmbajtjes, në masën 10 000 (dhjetë mijë) lekë. 4/16. Në Kryeministri, nëpunësit civilë dhe funksionarët në pozicionet “Sekretar i Përgjithshëm”, “Drejtor i Departamentit të Monitorimit të Programeve dhe Antikorrupsionit”, dhe “Drejtor i Kabinetit të Kryeministrit”, në masën 20 000 (njëzet mijë) lekë.
Struktura e pagave në disa institucione
Struktura dhe nivelet e pagave për zëvendësministrin, prefektin, nënprefektin, nëpunësit e kabineteve në Kryeministri, institucione të pavarura, aparatet e ministrive të linjës dhe prefekturë janë, si vijon: – Zëvendësministër 153 300 lekë;
– Drejtor i Kabinetit të Presidentit, të Kryeministrit, të Kryetarit të Kuvendit, të Prokurorit të Përgjithshëm, të Kryetarit të Gjykatës së Lartë dhe të Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, barazohet në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-a.
– Zëvendësdrejtor i Kabinetit të Kryeministrit 154 900 lekë. –
Kryendihmës në kabinetin e Kryeministrit 152 200 lekë. – Këshilltari i Presidentit, i Kryeministrit, i Kryetarit të Kuvendit, i Kryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Këshilltari për Protokollin i Kryeministrit, Këshilltari për Protokollin i Presidentit, zëdhënësi i Presidentit, Drejtori i Kabinetit të zëvendëskryeministrit, Drejtori i Kabinetit të Avokatit të Popullit barazohen në pagë me zëvendësministrin; – Këshilltari i Prokurorit të Përgjithshëm, i Kryetarit të Gjykatës së Lartë, i Avokatit të Popullit, Ndihmësi i Presidentit, i Kryeministrit dhe i Kryetarit të Kuvendit dhe Këshilltari i zëvendëskryeministrit barazohen në pagë me nëpunësin civil të kategorisë I-b.
Prefekti i Qarkut të Tiranës 130 300 lekë.
– Prefekti i qarqeve të tjera 118 300 lekë. – Nënprefekti i nënprefekturave Kavajë, Lushnjë dhe Sarandë 99 800 lekë. – Nënprefekti i nënprefekturave Krujë, Pogradec, Librazhd, Tepelenë, Përmet, Mat, Pukë, Tropojë dhe Skrapar 92.400 lekë.
– Nënprefekti i nënprefekturave Malësi e Madhe, Bulqizë, Peqin, Gramsh, Devoll, Mallakastër, Has, Kuçovë, Mirditë, Delvinë, Kurbin dhe Kolonjë 88 000 lekë. – Këshilltari i Prefektit të Qarkut të Tiranës 69 800 lekë.
– Zëdhënësi i Prefektit të Qarkut të Tiranës 59 300 lekë. – Sekretari i Presidentit, i Kryeministrit, i Kryetarit të Kuvendit, i Kryetarit të Gjykatës së Lartë, i Prokurorit të Përgjithshëm, i Zëvendëskryeministrit, i Nënkryetarit të Kuvendit dhe i Avokatit të Popullit 73 500 lekë. –
Sekretari i ministrit, sekretar në zyrën e Avokatit të Popullit, sekretar i titullarëve të institucioneve të tjera të pavarura, të sekretari i organit kolegjial drejtues, sekretar në Kryeministri, aparatet e ministrive të linjës dhe institucionet e pavarura, të përmendura në pikën 1/1 të këtij vendimi 61 950 lekë. Shtesa për vjetërsi në punë për të gjitha pozicionet “Sekretar”, jepet në masën 2% pas çdo viti pune, deri në 25 vjet, dhe llogaritet mbi vlerën 14 000 (katërmbëdhjetë mijë) lekë në muaj.
Në përfundim qeveria thekson se të gjitha ndryshimet përballohen nga fondet e miratuara për vitin 2017, për secilin institucion. Ky vendim tashmë ka hyrë në fuqi dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 Mars 2017.
Osman Dedja/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.