Administrata shton 150 vende pune me kontratë të përkohshme

Janë 150 vende pune me kontratë të përkohshme që i shtohen njësive të qeverisjes qendrore. Shtesa vjen pas ndryshimeve në Fletoren Zyrtare të vendimit të datës 11 Janar 2017.
Ministria e Zhvillimit Urban është ajo që kontribuon kryesisht për këtë rritje me 100 vende pune për periudhën Mars-Dhjetor pranë drejtorive rajonale të ALUZINIT.
- Janë 80 specialistë dhe 20 teknikë të mesëm që do të punësohen nga Ministria e Zhvillimit Urban për këtë periudhë.
Pozicionet e tjera për shtesat e reja janë si më poshtë:
- 1 Punonjës Protokolli pranë Drejtorisë së Apelimit Tatimor
- Nga 1 sanitar për Drejtorinë e Shërbimit të Provës, Agjencinë e Zhvillimit Rajonal 3 Korçë dhe për Autoritetin e Informimit mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit.
- Kjo e fundit do të shtojë gjithashtu edhe një pozicion me kontratë të përkohshme për teknik të mesëm.
Kështu, në buxhetin e vitit 2017 , numri i punonjësve dhe praktikantëve me kontratë të përkohshme arrin në 2375.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.