Administratës së Ministrisë së Arsimit i bllokohen pagat, ministrja: Ja arsyeja

Punonjësit e ministrisë së Arsimit nuk janë paguar këtë muaj si rrjedhojë e një ngërçi të krijuar. Ministria e Arsimit, përmes një njoftimi zyrtar, bën të ditur se institucioni është i bllokuar “si pasojë e vonesës së miratimit të kërkesës zyrtare për emërimin e Nëpunësit Autorizues, kërkesë e përcjellë për miratim në datën 16 Qershor 2017”.
“Pavarësisht informimit të të gjithë instancave të larta shtetërore, të cilat janë përgjegjëse për zhbllokimin e situatës, kjo problematikë absurde po vijon të mbetet e njëjtë. Burokracia e administratës dhe manifestimet e ngjyrimeve politike nuk duhet të prekë pagat e punonjësve të administratës shtetërore. Bëj një apel institucional për angazhimin e të gjithë aktorëve të ngarkuar nga ligji, për të dhënë zgjidhjen e menjëhershme të problemit të krijuar artificialisht” shkruhet në deklaratën e ministres së Arsimit, Mirela Karabina.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.