Administratorët e pallateve – Veliaj: Në fund të vitit lidhen kontratat

Brenda vitit do të përfundojë procesi i plotë i lidhjes së kontratave midis Bashkisë së Tiranës dhe rreth 4 mijë administratoreve të pallateve në kryeqytet, për të qenë më pranë komunitetit dhe për t’i dhënë zgjidhje problemeve të përditshme të banorëve.
“Në gjashtë muaj ne kemi themeluar 1147 kryesi dhe besoj se në gjashtë muajt e tjerë të këtij vitit do të përfundojmë të gjitha njësitë dhe pastaj do të nënshkruhen të gjitha kontratat me administratorët e pallateve, që të shkojmë në një fazë që Bashkia qendrore të mund të merret me çështje në niveli makro dhe jo si sot, ku Kryetari i Bashkisë merr edhe letra për një komshi që i pikon çarçafi tek lulet e një komshiu tjetër, apo për dikë që parkon keq dhe gjëra të tilla që mund të duken banalitete, por që ndikojnë në cilësinë e jetës së dikujt që ka këtë dramë ditore, teksa mundohet të ketë një jetë normale në një qytet tejet të ngarkuar”, tha kryetari i Bashkisë.
Pas përfundimit të këtij procesi, Bashkia do të vendosë në jetë një iniciativë që synon tu japë mundësi banorëve që për projekte të veçanta në lagjet ku banojnë, ata të kontribuojnë për gjysmën e financimit, ndërsa gjysma tjetër të investohet nga ky institucion.
“Ne kemi bërë një propozim, kemi vënë një fond mënjanë për rreth 200 projekte ku do të kërkojmë që pasi të jenë zgjedhur administratorët, nëse banorët do të paguajnë gjysmën e investimit, Bashkia do të paguajë gjysmën tjetër. Pra, për çdo qindarkë që vendoset nga banorët, mund të jetë për fasadën, mund të jetë për energji të rinovueshme, për veshje me kapotë, për panele diellore, qoftë edhe për efekt estetik”, u shpreh Veliaj.
Deklaratat e kryebashkiakut u bënë me dije gjatë një aktiviteti të organizuar nga Instituti për Demokraci dhe Ndërmjetësim (IDM), ku kjo organizatë paraqiti rezultatet e para të projektit “Shqipëria flet”, për krijimin e strukturave komunitare.
Elisabeta Dosku/SCAN
SHARE/SHPËRNDAJE lajmin në pallat ?Tir❤na po ecën mbarë, por mundet dhe më mirë! Bëhu pjesë e zgjedhjes së Administratorit të Pallatit, ja se si:
Posted by Erion Veliaj on Tuesday, May 16, 2017
Administrimi i pallateve – Pagesat mujore arrijnë deri në 20.000 lekë
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.