Aeroporti i Fiumicinos në Itali teston sistemin novator të identifikimit biometrik të fytyrës! Është ndër të parët në Europë që e aplikon
Ka nisur në aeroportin e Fiumicinos testimi i sistemit të ri të identifikimit biometrik të fytyrës, që mundëson tranzitin më të shpejtë e të sigurtë të pasagjerëve.
Procedura, në fakt, përshpejton procesin e check-in, të kontrolleve të sigurisë dhe të akomodimit në avion të pasagjerëve duke reduktuar kështu kohën e pritjes së tyre dhe duke optimizuar edhe ecurinë e operacioneve aeroportuale me avantazhe të dukshme për cilësinë e përgjithshme të eksperiencës së udhëtimit.
Fiumicino, edhe falë kontributit të Policisë së Shtetit është aeroporti i parë në Itali dhe një prej të parëve në Europë që po eksperimenton procedurën e imbarkimit të së ardhmes.
Në këtë fazë që zgjat 6 muaj, projekti u adresohet vetëm pasagjerëve që udhëtojnë nga Roma drejt Amsterdamit. Udhëtarëve do t’u jepet mundësia që të përfshihen në kontrollin biometrik vullnetarisht pas kjo nuk është e detyrueshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.