Aeroporti i Kukësit nis fluturimet – Bileta me vetëm 1 euro. Cilat janë destinacionet dhe kur nisin udhëtimet?!
Kompania ajrore kombëtare Air Albania ka njoftuar se në datë 15 korrik linja nis fluturimet nga aeroporti ndërkombëtar i Kukësit “Zayed”, Flatrat e Veriut.
Sipas njoftimit destinacionet e para që do të nisin udhëtimet nga ky aeroport janë Zyrihu dhe Stambolli duke filluar nga 1 euro + taksat.
Çmimet e publikuara nga linja ajrore janë si më poshtë:
- Kukës – Zyrih 12 EUR
- Zyrih – Kukës 28.66 EUR
- Kukës – Stamboll 12 EUR
- Stamboll – Kukës 23 EUR
Për më shumë informacione mund të vizitoni faqen zyrtare të kompanisë: airalbania.com.al
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.