Aeroporti i Londrës përforcon sigurinë me teknologji të re skanimi
Heathrow, një nga aeroportet më të ngarkuar në botë, po investon më shumë se 63 milionë dollarë në pajisje të reja skanimi.
Skanerët përdorin të njëjtën teknologji si skanerët CT në spitale, të cilat mund të shohin përmes trupit për të analizuar organet dhe eshtrat e brendshme.
Skanerët e rinj mund të shohin lëngje dhe pajisje teknologjike brenda çantës tuaj. Kufizimet për fluturimin me lëngje u futën pasi qeveria e Britanisë së Madhe tha se zbuloi një komplot të vitit 2006 për të hedhur në erë fluturimet transatlantike me bomba të lëngëta.
Sistemi i ri po testohet aktualisht. Heathrow thotë se mund të jetë plotësisht në vend deri në vitin 2022.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.