Aeroporti i ri i Stambollit do të bëhet plotësisht operacional pas 7 Prillit
Aeroporti i ri i Stambollit, i cili synon të bëhet një nga më të ngarkuarit në botë, nuk do të bëhet plotësisht operacional deri më 7 prill, njofton këtë të hënë gazeta turke Hurriyet.
Projekti prej 12 miliardë dollarësh u shpall i hapur në tetor nga Presidenti Tayyip Erdogan por vetëm një pjesë e vogël e fluturimeve kanë funksionuar që nga ajo kohë.
Operacioni i saj i plotë u shty së pari deri në janar dhe më vonë u shty përsëri në mars, një pengesë për qeverinë që e ka përshëndetur atë si një element kryesor të bumit të ndërtimit që ka nxitur rritje të fortë ekonomike nën sundimin 15-vjeçar të Erdoganit.
Transferimi në aeroportin e ri nga aeroporti ekzistues Ataturk do të fillojë më 5 prill në orën 3 (0000 GMT) dhe do të zgjasë 45 orë, shkruan Hurriyet.
IGA, kompania për ndërtimin dhe operimin e aeroportit, tha se do të publikojë zhvillimet më të fundit në faqen e saj të internetit, së shpejti. Drejtoria e Përgjithshme e Autoriteteve të Aeroporteve Shtetërore (DHMI) tha se nuk kishte marrë informacion lidhur me vonesën e fundit.
Aeroporti i Stambollit do të jetë në gjendje të trajtojë 90 milionë pasagjerë në vit dhe mund të zgjerohet për të akomoduar deri në 200 milionë, tha Erdogan në ceremoninë e hapjes.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.