Aeroporti i Romës Ciampino u mbyll për shkak të një zjarri
Aeroporti i Romës Ciampino është mbyllur për shkak të një zjarri në terminal. I tërë stafi bëri të ditur se terminali u evakuua si pasojë e zjarrit që u pa në bodrumin e aeroportit Ciampino. As pasagjerët, as infrastruktura e aeroportit nuk u prekën nga ky zjarr, tha kompania.
“Stafi i ADR po ndihmon udhëtarët në mënyrë që terminali të kthehet në normalitet”, bëri të ditur për The Independent stafi i aeroportit Ciampino në Romë. Aeroporti, i cili shtrihet rreth 12 km në juglindje të qendrës së qytetit të Romës, përdoret nga linja ajrore low cost Ryanair si dhe nga linjat e tjera ajrore.
Pasagjerët kanë ndarë pamje në mediat sociale të terminalit të aeroportit të evakuuar. Gazetarja Jessica Phelan tha se zona e nisjeve ishte mbyllur për një orë e gjysmë. Dy fluturime nga Ciampino janë anuluar këtë mëngjes, në Vilnius dhe në Pragë.
Gjashtë fluturime janë vonuar: në Budapest, Eindhoven, Berlin, Madrid, Bruksel dhe Londër. Një fluturim të Ryanair nga Berlini u transferua në aeroportin e Romës Fiumicino, qendra kryesore e qytetit, sipas të dhënave të fluturimit të Ciampino. Aeroporti i Romës këshillon udhëtarët që fluturojnë ose vijnë nga Roma Ciampino për të kontaktuar linjat ajrore të tyre për lajmet më të fundit.
Burimi: The Indepedent
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.