Aeroporti i Sidneit refuzon ofertën – Hidhet poshtë kërkesa e dytë prej 16.8 mld USD. Pritet ofertë më e lartë
Aeroporti i Sidneit refuzoi në nisje të javës ofertën e përmirësuar të blerjes prej 16.8 miliardë dollarë nga një grup i investitorëve të infrastrukturës, duek thënë se ka nënvlerësuar operatorin e aeroportit, por që ështëi hapur ndaj ofertave më të larta. Oferta e re e vlerësoi aeroportin e sidneit në 6.2 dollarë për aksion, 2.4% në rritje nga oferta e mëprashme prej 6.05 dollarë. Oferta e fundit ishte 9% sipër vlerës së mbylljes në tregtinë e së Premtes të kompanisë.
Nëse pranohet oferta, do të ishte ndër blerjet më të mëdha të një firme asutraliane, në një vit të aktiviteteve të mëdha të shkrirjeve, përfshirë marrëveshjen gjigante prej 29 miliardë dollarë të AfterPay. Megjithatë, kjo do të kërkojë që aeroporti i Sidneit të marrë propozime nga aksionerët, rregullatori i konkurrencës dhe Bordi i Rishikimit të Investimeve të Huaja, ç’ka merr zakonisht disa muaj kohë. Refuzimi unanim i bordit vjen 1 muaj pasi operatori hodhi poshtë ofertën fillestare nga Aleanca e Aviacionit të Sidneit, një konsorcium i investitorëve australiaë të infrastrukturës.
Interesat rekord të ulëta kanë nxitur fondet e pensioneve dhe manaxherët e tyre që të kërkojnë kthime më të larta. Fondi më i madh i pensionit në Australi, AustralianSuper, i është bashkuar konsorciumit, një lëvizje që mund ta bëjë të vështirë një ofertë tjetër rivale, duke qenë se kërkon të zotërojë në 51% aeroportin.
Klevis Llaha/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.