Aeroporti i Tiranës njofton: Lufthansa fillon fluturimin e ri Tiranë – Munich
Në faqen zyrtare të Aeroportit të Tiranës është publikuar njoftimi se duke filluar nga data 30 Mars 2021, Lufthansa, linja e parë ajrore europiane me 5 yje, do te fillojë fluturimin e ri midis Tiranës dhe Munich-ut.
Sipas TIA pperimi i këtij destinacioni të ri do të jetë 2 herë në javë, të Martave dhe të Premteve.
Aeroporti i Munich është një nga aeroportet më të rëndësishme të Europës dhe Gjermanisë, gjithashtu rajoni i Munich është një nga rajonet më të mëdha dhe më të forta ekonomike në Europë.
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës bën me dije se është i përkushtuar të ofrojë shërbimin më të mirë ndaj pasagjerëve dhe të ofrojë një standard të lartë të mjedisit të punës për të gjitha linjat ajrore që operojnë në mjediset e tij.
Për më shumë informacion mbi çmimet e biletave ju lutem vizitoni faqen zyrtare: lufthansa.com
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.