Aeroporti i Vlorës – Fiton garën konsorciumi me kompaninë e Behgjet Pacollit
Një konsorcium që ka në përbërje edhe kompaninë Mabetex te Behgjet Pacollit ka fituar garën për aeroportin e Vlorës. Kompania e ish Presidentit, ish zëvendëskryeministrit dhe biznesmenit shqiptar te njohur nga Kosova zotëron 50 % të aksioneve ne konsorcium.
Lajmi u bë i ditur gjatë një konference për shtyp të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Rama.
“Në javën në vijim do të publikohet gara ndërkombëtare për aeroportin e Sarandës, menjëherë pasi të firmoset kontrata me aeroportin e Vlorës” u shpreh Rama.
Ndër të tjera, ministrja Balluku u shpreh se ka pasur dy kompani garuese, njëra e bazuar në Londër, si dhe konsorciumi me kompaninë e biznesmenit Pacolli, e bazuar në Zvicër, oferta e së cilës është afro 104 milionë euro.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.