Aeroporti i Oslos udhëheq frontin e diversitetit – Punonjës nga 95 vende të botës, në mesin e tyre edhe shqiptarë
Me punonjës nga 95 vende të botës, duhet të kërkosh më shumë kohë për të gjetur një tjetër vend pune me më shumë ndërkombëtar se Aeroporti i Oslos.
Aeroporti ka aktualisht 35 kombësi të ndryshme në mesin e rreth një mijë të punësuarve që punojnë në aeroport. Menaxherja e burimeve njerëzore në shërbimin SSP, Karoline Boug e cilësoi këtë si ‘pasurim.’
Shifrat e Drejtorisë së Imigracionit tregojnë se vitin e kaluar ka pasur një rritje përsëri në numrin e punëkërkuesve jo-nordikë që vijnë në Norvegji pasi numri i tyre shënoi rënie nga viti 2015 në 2016. Vetëm gjatë 2017-ës janë regjistruar 31 041 punonjës të rinj në Norvegji nga vende jo-nordike.
Edhe antropologu social, profesor në Universitetin e Oslos, Thomas Hylland Eriksen e ka cilësuar këtë si një zhvillim pozitiv. Ndërkohë, për Romerikes Blad kjo sjell impulse të reja në fusha të tilla si kultura dhe ushqimi.
Sipas të dhënave të Avinor, këto 95 vende ku përfshihet edhe vendi ynë janë të përfaqësuara në mesin e të punësuarve në aeroportin e Oslos,:
“Afganistani, Shqipëria, Algjeria, Armania, Australi, Bangladesh, Belgjika, Bosnja dhe Hercegovina, Brazili, Bullgaria, Burma (Zyrtarisht, Myanmar), Kanadaja, Kili, Kolumbia, Kroacia, Kuba, Danimarka, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjipt, Angli, Eritrea, Estonia, Etiopia, Filipinet, Finlanda, Franca, Gana, Guatemala, Greqia, Bjellorusia, India, Indonezia, Iraku, Irani, Irlanda, Islanda, Izraeli, Italia, Japonia, Kameruni, Kazakistani, Kenia, Kina, Korea, Kosova, Kroacia, Letonia, Lituania, Luksemburgu, Maqedonia, Malajzia, Mauritius, Meksikë, Moldavi, Mongoli, Mali i Zi, Myanmar, Namibia, Holandë, Zelanda e Re, Nigeria, Norvegjia, Pakistan, Peru, Polonia, Portugalia, Rumania, Rusia, Arabia Saudite , Serbia, Singapori, Sllovakia, Sllovenia, Somalia, Spanjë, Sri Lanka, UK, Sudan, Zvicra, Suedia, Afrika e Jugut, Korea e Jugut, Tajvani, Tanzania, Tajlandë, Tjetjenia, Republika Çeke, Turqia, Gjermania, Ukraina, Hungaria, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Venezuela, Vietnam, Austri.”
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.