Afron rreziku i recesionit – Tkurret manifaktura në të gjithë botën prej luftës tregtare

Aktiviteti i fabrikave në Azi dhe Europë është tkurrur muajin e kaluar, ndërkohë që lufta tregtare mes Washingtonit dhe Kinës ka rritur shqetësimet për një ngadalësim ekonomik botëror dhe ka detyruar disa vende që të shtojnë stimujt monetarë. Treguesit ka gjasa të përkeqësohen në muajt e ardhshëm ndërkohë që rritja e tarifave jep ndikim te tregtia botërore dhe cenon më tej ndjesinë e bizneseve dhe konsumatorëve.
Ekonomistët parashikojnë një recesion botëror nëse tensionet tregtare nuk largohen gjatë samitit të Grupit të 20 në Osaka, në fund të muajit Qershor. Konfliktet mes SHBA dhe Kinës, dobësimi i industrisë së makinave, Brexit si dhe tensionet e gjera gjeopolitike kanë ndikuar te manifaktura në Eurozonë. Aktiviteti i fabrikave në zonën e valutës së përbashkët u tkurr për të 4-in muaj radhazi në Maj. Në Britani, magazinimi i vrullshëm në përgatitje për Brexit solli rënien më të keqe në manifakturë në thuajse 3 vite gjatë Majit.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.