Agjencia e Sigurimit të Depozitave nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Fondin e Sigurimit të Depozitave të Turqisë

Agjencia e Sigurimit të Depozitave të Shqipërisë nënshkroi me Fondin Turk të Sigurimit të Depozitave të Turqisë një marrëveshje bashkëpunimi. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë vendase, Genci Mamani dhe nga Presidenti dhe Kryetari i Bordit Drejtues të SDIF , Muhiddin Gülal, gjatë mbledhjes vjetore të Shoqatës Ndërkombëtare të Siguruesve të Depozitave.
Marrëveshja zyrtarizon urat e bashkëpunimit institucional ndërmjet të dy autoriteteve, përmes shkëmbimit të eksperiencave dhe forcimit të kapaciteteve njerëzore në përputhje me standardet më të mira ndërkombëtare. Agjencia vlerësoi se marrëveshja është një hap i rëndësishëm dhe një zhvillim domethënës.
Me këtë rast drejtuesit e të dy institucioneve shprehën angazhimin reciprok për të zbatuar protokollet e marrëveshjes dhe për të shtirë bashkëpunimin në të gjitha disiplinat me interes të përbashkët.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.