Agjenti i Rooney fluturon në Kinë për të diskutuar transferimin e tij

Paul Stretford, agjenti i kapitenit të Manchester United ndodhet në Kinë për të negociuar një marrëveshje për largimin e Rooney drejt njërit prej ekipeve të interesuara.
Guangzhou Evergrande, Beijing Guoan, Jiangsu Suning and Tianjin Quanjian janë ekipet e interesuara për shërbimet e lojtarit dhe kanë kohë deri në 28 shkurt për të përmbyllur një marrëveshje.
Ndonëse gjasat që kjo transfertë të ndodhë janë të pakta, fakti që agjenti i lojtarit ndodhet atje do të thotë se Mourinho nuk ka më nevojë për shërbimet e Rooney.
Preferenca e Rooney-t do të ishte të qëndronte tek “djajtë e kuq” deri në përfundim të kontratës, por aktivizimi i pakët e ka detyruar të konsiderojë alternativa. Prej 17 dhjetorit, sulmuesi e ka nisur si titullar në vetëm tre ndeshje.
Rooney është golashënuesi më i mirë në historinë e United, ka fituar pesë herë Premier Ligën dhe ka një trofe Champions-i me këtë klub, që prej 2004-ës kur u bashkua me United.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.