Agrobiznesi mirëpret fiskalizimin – Rrapaj: ”Lufton realisht informalitetin”
Agrobizneset mirëpresin projektin e ri të fiskalizimit, si instrument kryesor për të luftuar realisht informalitetin. Në një intervistë për TV SCAN, Kreu i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar, Agim Rrapaj, thekson se sistemi i ri do të shmangte policët tatimorë dhe abuzimet. Sipas tij, informaliteti në industrinë agroushqimore është tejet i lartë dhe se fushatat nuk kanë dhënë efektet e pritshme.
Prej disa ditësh Ministria e Financave ka nisur konsultimet me grupet e interesit lidhur me faturimin elektronik, të cilat do të shtyhen deri më 15 Shtator.
Elisabeta Dosku/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.