Ahmetaj, kritika për kreditimin – Bankat e huaja, “dorështrënguara”, ato me kapital shqiptar rritje disa-shifrore

Ish ministri i Financave, aktualisht Kryetar i Komisionit të Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ka kritikuar bankat për faktin se janë treguar konservatore me rritjen e kreditimit.
Këto kritika i`u drejtuan bankave me kapital të huaj që operojnë në vendin tonë, edhe në formë pyetje, pasi sipas tij, bankat me kapital shqiptar janë ato me rritjen më të lartë të kreditimit gjatë dekadës së fundit, ndërkohë që bankat e huaja regjistrojnë një rënie të kreditimit, apo në rastin më të mirë vetëm një rritje modeste.
Ndër të tjera, Ahmetaj foli edhe për disa prej sfidave kryesore që i kanosen ekonomisë së vendit tonë dhe financave publike në veçanti. Sipas tij, ulja e borxhit publik është sfida kryesore, ndërkohë që rënia e popullsisë është një tjetër sinjal alarmant që duhet adresuar sa më shpejtë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.