Ahmetaj “rrëzon” buxhetin – “Rishikoni rritjen ekonomike dhe investimet”
Kryetari i Komisionit parlamentar të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, nuk i ka kursyer kritikat për draftin e buxhetit të vitit 2020, duke rrëzuar pritshmëritë optimiste të qeverisë për rritjen ekonomike prej 4.1 për qind dhe duke kërkuar rishikimin e saj.
Gjatë prezantimit të draftit në Komisionin e Ekonomisë, Ahmetaj e cilësoi të pajustifikueshme uljen e investimeve publike në raport me PBB dhe “gërshërët” që i janë vendosur infrastrukturës.
Sipas tij, buxheti i vitit 2020, nuk ka një emër të caktuar, pasi nuk parashikon as rritje pagash, as pensionesh si dhe nuk bën diferencë në financimin e një sektori.
Por paralelisht me kritikat për buxhetin 2020, Ahmetaj ka kërkuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë që të rishikojë edhe të ardhurat e pritshme të këtij viti nëse kanë risk mosrealizimin, defiçitin, apo bonusin e pensionistëve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.