Ahmetaj “sfidon” deputetët – Propozon dy variante që rrisin taksat mbi pagat
Ndërsa deputetët e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë nuk janë tërhequr nga kërkesa e tyre për rritjen e pragut të pagës së patatueshme në 40 mijë lekë, Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ka ecur në drejtim tërësisht të kundërt, duke bërë publike dy propozime që synojnë uljen e pragut të pataksueshëm apo vendosjen e tatimit për të gjitha pagat.
Nëse propozimi i deputetëve të mazhorancës do të votohet, të gjithë punonjësit në vend do të përfitojnë 15.600 mijë lekë shtesë në pagën e tyre vjetore. Ndërsa efektet në buxhet llogariten rreth 9.6 miliardë lekë në buxhet. Ndërsa variantet e propozuara nga Ministri Ahematj rëndojnë direkt në xhepat e punonjësve, dhe rrisin ndjeshëm të ardhurat në arkën e shtetit.
Aktualisht 55 për qind e të punësuarve deklarohen me paga 30 mijë lekë dhe nuk paguajnë tatim. Tashmë pritet diskutimi nen për nen i ligjit për të “Të ardhurat”, për të parë se çfarë do vendoset për tatimin e të ardhurave personale.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.