AIDA fton bizneset të regjistrohen në platformën Business to Business B2B. Detajet
Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve fton të gjithë bizneset të regjistrohen ose përditësojnë të dhënat e tyre në platformën B2B në faqen www.aida.gov.al
Sipas njoftimit kjo platformë është një rrjet aktiv, i cili ofron mundësinë për bashkëpunime dhe investime të suksesshme midis bizneseve.
Për t’u njohur me platformën B2B vizitoni linkun: http://aida.gov.al/b2b/
Ndërsa për t’u bërë pjesë e rrjetit ndiqni hapat, si më poshtë:
- Dërgoni një e-mail në adresën: [email protected] duke shprehur interesin tuaj për t’u bërë pjesë e platformës B2B;
- Pasi të merrni skedën e aplikimit, plotësojeni atë me të dhënat që ju kërkohen dhe ridërgojeni në: [email protected];
Sipas informacionit të publikuar pas këtyre hapave ekipi i AIDA-s do t’ju kontaktojë për të konfirmuar regjistrimin e suksesshëm në këtë platformë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.