Air Albania e aeroporti i Vlorës- Çfarë u diskutua në darkën e punës Rama-Erdogan!
Kryeministri shqiptar Edi Rama ka udhëtuar drejt Turqisë mbrëmjen e djeshme ku është pritur nga presidenti turk Erdogan. Vetë kryeministri shqiptar në një postim në rrjetet sociale ka bërë të ditur temat e bisedimit në darkën e punës me presidentin turk.
“Darkë pune me Presidentin Erdogan për ecurinë e bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve;projektet e nisura për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës dhe Air Albania;projektet e reja në turizëm dhe energji;si dhe mbështetjen e Turqisë për programin tonë të ri kundër përmbytjeve” shkruan Rama në postimin e tij.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.