“Air Serbia” zëvendëson “Adria Airways” – Rrit me 40% fluturimet mes Tiranës dhe Beogradit
“Air Serbia” do të jetë kompania ajrore që do të zëvendësojë një pjesë të tregut të lënë bosh nga “Adria Airways” në Shqipëri. Kompania serbe do të rrisë ndjeshëm numrin e fluturimeve nga Tirana për në Beograd dhe anasjelltas, me një rritje të kapacitetit prej 40%. Kështu, duke filluar prej sezonit të dimrit, mes Tiranës dhe Beogradit do të ketë plot 10 fluturime në javë me “Air Serbia”, nga 6 që kishte sezonin e kaluar.
Përgjatë kohës së pushimeve dimërore, pra mesi i Dhjetorit me mesin e Janarit, numri i fluturimeve do të ngjitet në 11 të tilla në javë. Nga ana tjetër, kompania serbe ka vënë në dispozicion një avion të ri për të përballuar këtë rritje të kapaciteteve. Kërkesa për faliment nga operatori slloven “Adria Airways” dhe pezullimi i të gjitha fluturimeve si pasojë e gjendjes së rënduar financiare ka lënë një boshllëk të konsiderueshëm në tregun vendas, duke qenë se kompania në fjalë operonte prej shumë vitesh në tregun tonë, duke zënë një pjesë të ndjeshme të tij, sidomos drejt destinacioneve të caktuara, si vendet e Europës lindore dhe jug-lindore.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.