“Airbus” arrin porosi rekord – Indigo Partners blen 430 avionë me një vlerë prej $50 mld

Airbus ka marrë një porosi gjigande prej 430 avionësh me një vlerë prej 49.5 miliardë dollarë, në shfaqjen ajrore në Dubai. Kjo është një nga marrëveshjet më të mëdha në këtë industri në terma të volumit dhe numri më i madh i avionëve të shitur në një porosi të vetme për kompaninë.
Bill Franke, themeluesi i Indigo Partners si dhe president i Wizz Air, nënshkroi porosinë për të blerë 430 avionë, përfshirë 273 modele A320 dhe 157 të kategorisë A321. Marrëveshja përfshin avionë për Wizz Air, Frontier Airlines, Jetsmart dhe Volaris, ku kompania e tij, Indigo, ka aksione në të katërta.
Ndërkohë që çmimi për avionët është 49.5 miliardë dollarë, Airbus konfirmoi se firma nuk do ta paguajë atë çmim. Veterani i industrisë, Franke, shtoi se nuk pa ndonjë problem në arritjen e marrëveshjes dhe se mund të finalizohet deri në fund të këtij viti.
Airbus ka qenë në konkurrencë të ashpër me rivalin Boeing në aspektin e porosive të reja, por kjo kontratë gjigante e vendos prodhuesin europian në avantazh. Boeing arriti një porosi me vlerë 15 miliardë dollarë që në ditën e parë të shfaqjes në Dubai, nga linja ajrore në lindjen e mesme, Emirates.
Klevis Llaha/SCAN
Robotët që montojnë Boeing 777
Kompania Boeing përdor këta robotë për të montuar mbi 60 mijë perçina për një avion
Posted by RADIO TELEVIZIONI SCAN on Tuesday, March 21, 2017
Çudirat e Ballkanit, ndërrimi i emrave të aeroporteve vetëm për të bezdisur fqinjët
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.