Akademia e Shkencave, rekomandime për COVID-19 – Sulçebe: Shtoni numrin e testimeve, forconi mjekun e familjes
Akademia e Shkencave të Shqipërisë ka rekomanduar ndërmarrjen e një sërë masash, në funksion të përballimit sa më të mirë të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19. Në një dalje për mediat, akademiku dhe mjeku imunolog Genc Sulçebe, tha se duhet shtuar numri i testimeve dhe gjurmimi i të prekurve nga infeksioni, në mënyrë që të zbulohen dhe izolohen edhe personat asimptomatikë.
Po ashtu, kërkohet fuqizimi i rolit të mjekut të familjes në ndjekjen e pacientëve, pa anashkaluar nevojën për reduktimin e përdorimit masiv të antibiotikëve dhe kortizoneve.
Në konferencë merrnin pjesë dhe mjekët e njohur Arjan Harxhi dhe Alban Ylli teksa u theksua dhe nevoja për ndalimin e grumbullimeve dhe zbatimin e masave nga popullata.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.