Akademia e Sigurisë – Nga 1 shkurti, Policia e Shtetit nis procedurën e rekrutimit të studentëve
Duke nisur nga data 1 shkurt, Policia e Shteti do të nisë procedurën për rekrutimin e 100 studentëve për Akademinë e Sigurisë. Ata duhet të plotësojnë një sërë kriteresh për përzgjedhjen, të cilat përfshijnë:
- Mesatare e notave mbi 8
- Nivel i mirë i gjuhës angleze, që do të verifikohet me provim
- Kondicion trupor dhe fizik të përshtatshëm
Kandidatët duhet gjithashtu që të kenë përfunduar studimet e nivelit master. Pranimi do të bëhet nga degët: jurisprudencë, ekonomi, financë, informatikë dhe elektronikë.
Rekrutimi i studentëve ekselentë në Akademinë e Sigurisë ka ardhur pas ndryshimeve në ligjin për Policinë e Shtetit dhe synon afrimin e kapaciteteve profesionale për strukturat e hetimit të policisë kriminale. Policia njofton se në vijim do të detajohen procedurat e aplikimit dhe të konkursit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.