Akomodimi i studentëve në Q.S – Dume: Pavarësisht investimeve, tarifa 45 mijë lekë nuk ndryshon

Tarifa e akomodimit për studentet në godinat pranë qytetit Studenti nuk do të ndryshoj për vitin e ardhshëm shkollor. Çdo student që kërkon të qëndroj gjatë vitit në këto godina duhet të paguaj një tarifë me vlerën prej 45 mijë lekësh.
Sipas drejtoreshës së shërbimeve studentore Ornela Dume kjo tarifë qëndron e pandryshuar edhe për 700 studentët e punësuar, që kanë vendosur të qëndrojnë edhe gjatë muajve të verës .
“Tarifa vjetor është 45 mijë lekë të reja, përfshin përudhen 1 tetor – 31 korrik. Por neve i kemi ardhur në ndihmë studentëve që vijnë nga shtresa të ndryshme sociale, të cilët mbase nuk e kanë mundësin ta paguajnë faturën e plotë, të cilën mund ta paguajnë sipas mundësisë së tyre, duke paguar 3 muaj, 6 muaj, ose çdo muaj. Tarifa nuk do ndryshojë as këtë vit, do jetë e njëjta”.
Dume sqaroi për televizionin SCAN se numri i shërbimeve ndaj studentëve është rritur përfshirë edhe procesin e aplikimit për tu akomoduar godina, përmes platformës on-line.
“Kushtet kryesore me të cilat ne punojmë gjatë verës janë dezinfektimi, pastrimi i çdo dhome, lyerja, meremetimi i çdo defekti. Është vënë rëndës shumë e madhe edhe pjesës së sigurisë, janë vendosur kamera në çdo rezidencë. Shërbimi Wi-fi është në çdo dhomë, në sallat e studimit dhe në holle. Por studentët kanë mundësi te marrin informacion edhe nëpërmjet komunikimit online”.
Sipas drejtoreshës së shërbimeve me fondin e akorduar nga qeveria gjermane në shumën prej 4.5 milion eurosh do të përdoret për rikonstruksionin e në 5 godinave ndërkohë që priten edhe fonde të tjera .
“Problemi më i madh i studentëve është pjesa e dusheve dhe tualeteve të përbashkëta. Vitin tjetër është një projekt i cili ka marrë rrugë, është një grant i qeverisë gjermane prej 4.5 milion euro. Ka përfunduar si projekt dizenjimi, vitin tjetër fillon ristartimi dhe rikonstruksioni nëpërmjet bankës gjermane”.
Sa i takon numrit të studentëve që preferojnë të akomodohen në godinat e qytetit studenti, Dume sqaroi se është në rritje, vetëm vitin e kaluar në këto godina u akomoduan 4400 studentë.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.