Akreditimi i 35 IAL – Universitetet private marrin pikët maksimale

Universitetet private në vendin tonë renditën të parat në plotësimin e kritereve të akreditimit. Nga procesi i Vlerësimit realizuar nga Agjencia E sigurimit të cilësisë në Arsimin e lartë, 4 universitetet që u vlerësuan maksimalisht me 6 vite janë private, Kolegji universitar LUARASI, Universiteti Marin Barleti , Universiteti katolik Zoja e Këshillit të Mirë dhe Universiteti Polis.
Ndërsa ajo që bie në sy është akreditimi i dobët i Universitetit të Tiranës ku nga procesi i vlerësimit është akredituar vetëm me një vit. Një ditë më parë Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë shpalli raportin final të fazës së radhës për procesin e akreditimit duke e vlerësuar këtë proces të suksesshëm nga i cili dolën gjetjet me 147 përvojat më të mira në institucionet e arsimit të lartë, 137 pikat e dobëta, gjë e cila sipas ministres së Arsimit Lindita Nikolla do të ndihmojnë në vendosjen e një balance për përmirësimin e mëtejshëm të arsimit në vend, përfshirë edhe 143 rekomandimet e shëndetshme të dhëna për 35 institucionet e përfshira në këtë proces.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.