Aksesi në tregun europian – BE pritet të heqë të drejtat e pjesëmarrjes për 5 vende
Komisioni Europian pritet të bllokojë aksesin drejt tregjeve financiarë europianë ndaj 5 vendeve, diçka që do të godasë Mbretërinë e Bashkuar pas Brexit. Sipas një raportimeve, vendimi do të heqë disa të drejta të aksesit në treg për Argjentinën, Auistralinë, Brazilin, Kanadanë dhe Singaporin. Bashkimi Europian i jep akses në tregjet financiar huadhënësve jashtë unionit, firmave të investimeve, shtëpive të klerimit të pagesave dhe agjencive të vlerësimit të kreditit, nëpërmjet sistemit të “ekuivalencës”, për sa kohë që vlerëson se rregullat kombëtare të tyre janë në përputhje me ato të Bashkimit Europian.
Pesë vendet vlerësohet se nuk rregullojnë më agjencitë e vlerësimit të kreditit në të njëjtën linjë me Bashkimin Europian, ç’ka do t’i heqë atyre të drejtën për të lëshuar vlerësime për bankat europiane. Mbretëria e Bashkuar do të duhet të jetë pjesëmarrëse gjithashtu në këtë sistem pasi të dalë nga tregu i përbashkët europian.
Klevis Llaha / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.