Aksi Llogara-Sarandë/ ARRSH: Po riparohen shtresat asfaltike në zonën Palasë-Borsh (FOTOT)
Sipas njoftimit të Autoritetit Rrugor Shqiptar është duke vazhduar puna për rehabilitimin e aksit Llogara-Sarandë. Aktualisht në zonën Palasë-Borsh po bëhet riparimi i shtresave të dëmtuara asfaltike, ka bërë me dije ARRSH.
Sipas njoftimit më pas do të vijohet me sinjalistikën vertikale dhe horizontale sidomos në zonat e banuara, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore në këtë aks.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.