Aksi rrugor Korçë-Ersekë – Balluku informon mbi situatën e punimeve në këtë segment (VIDEO)
Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku informon se janë duke avancuar me ritme të mira punimet në lotin 2 të aksit Korçë-Ersekë gjatë inspektimeve në këtë zonë.
Sipas Ballukut ky është një segment i rëndësishëm, që lehtëson lëvizjen si dhe shkurton në vetëm 20 minuta kohën që nevojitet.
“Por edhe do të ofrojë një udhëtim panoramik përgjatë peizazheve të mrekullueshme të Kolonjës, duke e integruar më së miri krejt këtë zonë në ofertën turistike të Korçës”, shkruhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.