Aksident tragjik ajror në Pakistan. Aeroplani përplaset mbi çatitë e banesave
Një Airbus A-320 i transportuesit të flamurit pakistanez, Pakistan International Airlines (Pia), në fluturim nga Lahore u rrëzua pranë aeroportit në Karaçi, raporton agjensia Ani, me 91 pasagjerë dhe 7 anëtarë të ekuipazhit në bord. Nga aksidenti tragjik dolën vetëm dy të mbijetuar.
Filmimet tregojnë kolonat e tymit që ngrihen nga vendi i përplasjes. Gjithashtu janë prekur edhe disa banesa shtëpiash. Kryeministri Imran Khan tha se ai ishte “i tronditur dhe i trishtuar” dhe njoftoi se do të hapet një “hetim i menjëhershëm” për të konstatuar shkaqet e aksidentit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.