Aksidentet rrugore – 25 më shumë se Nëntori 2016-ës, shkaku kryesor drejtuesit e automjeteve
Aksidentet rrugore në muajin Nëntor kanë shënuar një numër të lartë krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas Institutit të Statistikave në muajin Nëntor 2017 numërohen 177 aksidente rrugore, nga 152 aksidente të ndodhur në Nëntor 2016. E përkthyer në përqindje numri i aksidenteve është rritur me 16,4 për qind. Ajo që vihet re është se në 79,1 për qind të këtyre aksidenteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.
Por nëse marrim në total numrin e aksidenteve në 11 muaj Janar – Nëntor 2017, numri i të aksidentuarve është ulur 4,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Për sa i përket numrit të personave të aksidentuar gjatë muajit Nëntor, shënojnë sërish rritje, 215 nga 182 persona të plagosur në Nëntor 2016. Pra e thënë ndryshe ky numër është rritur me 2,8 për qind.
Në njëmbëdhjetëmujorin e 2017, aksidentet rrugore të cilat kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit zënë 81,3 % të rasteve.
Numri më i lartë i aksidenteve është kryer nga grup mosha 25 – 35 vjeç, duke zënë 27,9 % të numrit të aksidenteve rrugore dhe duke u ulur me 4,1 %, me njëjtën periudhe të një viti më parë.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.