Aksidentet rrugore për Janar – Mars 2022 / DPSHTRR publikon të dhënat
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka publikuar të dhënat mbi aksidentet rrugore për periudhën Janar – Mars 2022.
Referuar të dhënave gjatë kësaj periudhe është bërë me dije se kanë ndodhur:
285 aksidente rrugore, -11.8% më pak krahasuar me vitin 2021
392 qytetarë të përfshirë në aksidente rrugore, -6.2% më pak krahasuar me vitin 2021
55 aksidente shkaktuar nga drejtues mjeti nën 25 vjeç, -21% më pak se në vitin 2021
27% e aksidenteve shkaktuar nga grupmosha 25-34 vjeç, -25% më pak se në vitin 2021
46 viktima nga aksidentet rrugore, -21 % më pak viktima krahasuar me vitin 2021
41 fatalitete si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit, -18 % më pak krahasuar me vitin 2021
Ulje e Indeksit të Fatalitetit
1.3 indeksi i vdekshmërisë për 10,000 drejtues mjeti! -27.7% ulja e vdekshmërisë krahasuar me 2021
36 aksidente janë shkaktuar nga sjellja e këmbësorëve si shkak “kalim rruge pa kujdes”, -44% më pak krahasuar me vitin 2021
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.