Aksidentet rrugore Shtator 2017 – Ulet numri, përgjegjësit kryesorë drejtuesit e mjeteve
Instituti i Statistikave ka publikuar sot raportin lidhur me aksidentet rrugore për periudhën Shtator 2017. Nga raporti rezulton se gjatë këtij muaji janë numëruar rreth 172 aksidente rrugore, rreth 19 aksidente më pak se në Shtator të vitit 2016 (191 aksidente). Pra, numri i tyre është ulur me rreth 9.9 për qind.
Edhe numri i të aksidentuarve ka pësuar rënie gjatë kësaj periudhe, 214 persona, ndryshe nga një vit më parë ku po në të njëjtën periudhë ishte 265, raporton portali SCAN.
Numri i të plagosurve në vitin 2017 shënon 197 nga 246 persona që u evidentuan në Shtator të 2016. Pra, sipas raportit, edhe numri i të plagosurve është ulur ndjeshëm .
Aksidentet rrugore kanë ardhur kryesisht si pasojë e Sjelljes së Drejtuesit të Mjetit dhe shumë më pak raste për shkak të Sjelljes së Këmbësorëve. Numri i vdekjeve nga aksidentet rrugore ka pësuar rënie gjatë muajit Shtator, thuhet në raportin e INSTAT.
Grup mosha e cila ka kryer edhe numrin më të madh të aksidenteve është 25 – 35 vjeç. Ndërsa, sa i përket aksidenteve rrugore sipas qarqeve, ai i Tiranës mban numrin më të lartë me 70 aksidente rrugore, dhe qarqet me numrin më të ulët janë Kukësi, Dibra dhe Shkodra.
Genta Dobra/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.