Aksion pastrimi në Tiranë – Çdo javë një njësi për sensibilizimin e qytetarëve

Përpos aksioneve të mëdha vullnetare të ndërmarra nga Bashkia Tiranë, Ndërmarrja Nr.1 e Punëtorëve të Qytetit ka iniciuar një aksion për pastrimin e Tiranës, i cili ka nisur nga njësia numër.5 dhe do të vijojë javë pas jave në të 24 njësitë administrative të kryeqytetit.
Aksioni ka përfshirë si pjesë të tij edhe banorët e zonës, ku problematikë kanë qenë më së shumti territoret e pronave private.
Aksionet do të vijojnë sipas një plani të mirëpërcaktuar, ku çdo javë do ti kushtohet një njësie, dhe pas përfundimit të 24 njësive, do të hartohet një grafik i përmuajshëm, me qëllim këto aksione të kthehen në traditë për qytetarët në mënyrë që të sensibilizohen për të mbajtur pastër mjedisin ku jetojnë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.