Aksionet kundër vjedhjes së energjisë – Procedohen 10 pronarë biznesesh në Shkodër e Lezhë

Dhjetë abonentë privatë janë proceduar gjatë 5 ditëve të një aksioni në rajonin e Shkodrës për forcimin e masave ndaj debitorëve dhe procedimit në polici të vjedhësve të energjisë.
Aksioni i shtrirë në Shëngjin, Lezhë dhe fshatra përreth, si edhe në Velipojë e Shkodër kanë konstatuar se 10 pronarë biznesesh kishin ndërhyrë ilegalisht në matësat e tyre të energjisë, duke paguar deri në 65% më pak nga sa konsumonin.
Tre nga sipërmarrjet operonin në fushën e hotelerisë, ndërsa tre të tjera në fushën e tregtisë me pakicë, më poshtë lista e plotë:
- Në zonën e Velipojës, tre subjekte private në fushën e hotelerisë kanë përfunduar në polici, për shkak të “manovrave” që kishin bërë më matësin, ata janë: P.C, A.F dhe PG.
- A.M pronar kompleks kalçeto në Shëngjin,
- D.J pronar supermaketi në zonën e plazhit Pulaj Velipojë,
- Gj.N dhe A.P në fushën e supermarketeve (nuk kishin kontratë me OSHEE),
- subjekti A.N.K sh.p.k në fushën e përpunimit të gurit/zhavorr (lavatriçe),
- B.P – 2010, kompleks shërbimesh në Zadrimë,
- si dhe F.L pronar i katër subjekteve në Shkodër.
Ndonëse aksioni ishte fokusuar tek bizneset, grupet në terren kanë konstatuar manipulim në matëse edhe të tre abonentëve familjarë nga Shkodra, të cilët paguanin deri në 43% më pak energji nga sa konsumonin, si edhe kishte kryer lidhje të paligjshme elektrike.
OSHEE njofton se aksioni po vijon dhe se priten shoqërime të tjera në polici.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.