Aksioni antiinformalitet, Tatimet në Elbasan takime me kontabilistë dhe përfaqësues të Dhomës së Tregtisë

Drejtoria Rajonale Tatimore në Elbasan zhvilloi sot një takim me kontabilistë dhe me përfaqësues të Dhomës së Tregtisë, Elbasan.
Nga drejtuesit e Drejtorisë Rajonale Tatimore Elbasan, në takim me përfaqësuesit e këtij grupi interesi, si dhe të komunitetit të biznesit u paraqit programi antiinformalitet dhe zbatueshmëria e tij nga kjo administratë.
“U shkëmbyen gjithashtu mendime e opinione nga pjesëmarrësit lidhur me identifikimin e problematikave, mundësitë e zgjidhjes së tyre, vlerësuar si efikase për uljen e informalitetit dhe përmirësimin e komunikimit të ndërsjelltë.
Gjatë diskutimeve shumica e pjesëmarrësve u shpreh se lufta kundër informalitetit, ngushtësisht është e lidhur më rregullshmërinë e mbajtjes së të dhënave kontabël e tatimore. Nga ana tjetër lidhet me rritjen e cilësisë së shërbimit ndaj tatimpaguesve dhe përdorimit më gjerë të vlerësimeve sipas analizës së riskut, për përzgjedhjen e tatimpaguesve për t’u kontrolluar, për rimbursimin e TVSH-së si dhe çregjistrimin përfundimtar të tyre”, thuhet në një njoftim publikuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.