Aksioni i AKU në Sarandë – Asgjëson pas ribllokimit produktet e skaduara (VIDEO)
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar të gjithë autoritetin e tij konform ligjit, duke siguruar koordinimin dhe bashkëveprimin me Inspektoratin e Mjedisit, Bashkia Sarandë, për të mundësuar asgjësimin e produkteve të skaduara që u ribllokuan një ditë më parë.
Sot, bën me dije AKU, në Vollodër, zonë e vënë në dispozicion nga Bashkia Sarandë po asgjësohen të gjitha mallrat me origjinë shtazore.
Eliminimi total i produkteve të ribllokuara ditën e djeshme në subjektin “A.M”, bën të mundur pastrimin e tregut nga produkte të cilat përbënin rrezik serioz për Sigurinë Ushqimore, vazhdon njoftimin AKU.
Asgjësimi i ushqimeve të skaduara pas ribllokimit nga DRAKU Vlorë
Posted by Autoriteti Kombetar i Ushqimit on Friday, August 2, 2019
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.