Aksioni i fundjavës – Policia Rrugore pezullon 39 leje drejtimi. Shpejtësi deri në 223km/h
Policia Rrugore ka pezulluar 39 leje drejtimi gjatë 48 orëve të fundit nga kontrollet e ushtruara në rrugën interurbane Tiranë-Durrës-Tiranë.
Pezullimi i tyre ka ardhur për shkak të drejtimit të mjetit me shpejtësi mbi normat e lejuara. Më konkretisht, shpejtësitë varionin nga 140 km/h deri në 223 km/h të konstatuara gjatë fundjavës nga drejtuesit e mjeteve.
Sipas Policisë, drejtuesit e mjeteve të prodhimeve të viteve të fundit nuk respektojnë asnjë normë të qarkullimit në rrugë.
Ndërkohë, Policia Rrugore e Tiranës paralajmëron se do të shtojë akoma më shumë kontrollet me qëllim rritjen e sigurisë rrugore, ndërsa iu bën apelon për më shumë përgjegjshmëri gjatë drejtimit të mjetit.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.