Aksioni në rrugët e kryeqytetit – Policia arreston 3 drejtues mjetesh dhe pezullon 12 patenta
Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar në flagrancë edhe 3 drejtues mjetesh për drejtim mjeti në gjendje të dehur gjatë kontrollit të ushtruar në rrugët e kryeqytetit në zbatim të Planit Operacional “Tispol Maj 2018”.
Në vijim të aksionit për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor, po ashtu Policia ka pezulluar 12 patenta për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
Ndërkohë, më tej janë konstatuar edhe 32 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për shkelje të semaforit si dhe janë ndaluar 23 automjete për mosshlyerje të detyrimeve.
Po ashtu, në vijim të aksionit në kryeqytet, u ndërmorën edhe 189 masa administrative për shkelje të tjera.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.