Aksioni në rrugët e kryeqytetit – Policia pezullon 44 leje drejtimi
Policia Rrugore e Tiranës ka pezulluar 44 leje drejtimi gjatë kontrollit të ushtruar prej disa orësh me Drager dhe Radar në rrugët e kryeqytetit.
Nga këto, 23 leje drejtimi janë pezulluar për shkak të shpejtësisë pothuajse dyfish mbi normat e lejuara, ndërsa 21 prej tyre për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit nga 0.20 mg/l deri në masën 0.45 mg/l.
Sipas Policisë, gjatë aksionit janë konstatuar 5 drejtues mjetesh në gjendje të dehur. Po ashtu janë ndaluar 17 automjete për mosshlyerje të detyrimeve dhe janë marrë 9 masa administrative për mungesë të sigurimit të detyrueshëm dhe kontroll teknik.
Ndërkohë, janë marrë gjithashtu 7 masa administrative për xhama të errësuar si dhe 37 masa për shkelje të tjera.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.