Aksioni në rrugët e Tiranës – Policia pezullon 71 patenta, arreston 10 drejtues mjetesh
Policia Rrugore e Tiranës ka vijuar kontrollet me Drager dhe Radar në të gjitha rrugët e brendshme të kryeqytetit gjatë fundjavës.
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar 10 drejtues mjetesh, kryesisht për shkak të drejtimit të mjetit në gjendje të dehur.
Ndërsa janë tërhequr edhe 71 leje drejtimi, ku 38 prej tyre për shpejtësi mbi normat e lejuara në qendrat e banuara, 26 për drejtim automjeti nën efektin e alkoolit dhe gjendje të dehur si dhe 7 leje drejtimi për shkelje të tjera.
Ndërkohë, janë kryer 886 alkool teste, ku ka rezultuar se”
“26 drejtues mjetesh drejtonin mjetin nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, 71 drejtues mjetesh kishin konsumuar alkool por brenda limiteve të lejuara, ndërsa 798 drejtues mjetesh kanë rezultuar 0.00 mg/l.”
Më tej, sipas Policisë janë vendosur masa administrative për 83 drejtues mjetesh për mos vendosje të rripit të sigurimit, 99 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, si dhe 55 për mos vendosje të kaskës mbrojtëse. Po ashtu, masa administrative janë vendosur edhe për shkelje të semaforit, mungesë të kontrollit teknik të mjetit, për gara shpejtësie, për xhama të errët si dhe 755 masa administrative të ndryshme.
Më tej, sipas policisë janë evidentuar raste të drejtuesve të cilët nuk përdorin rripin e sigurimit, përdorin celularin vendosur masa administrative
Po ashtu, nga kontrolli i ushtruar gjatë fundjavës, Policia Rrugore e Tiranës ka bllokuar edhe 5 mjete për mos shlyerje të masave administrative mbi 3 masa.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.