Aksioni i Policisë Rrugore të Tiranës në 12 orë – Pezullon 40 leje drejtimi, gjobiten dhjetëra drejtues automjetesh
Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar një aksion 12 orët e fundit, ku për shkeljen e rregullave të qarkullimit janë pezulluar 40 leje qarkullimi dhe janë marrë me dhjetëra masa administrative me gjobë. Kontrollet janë bërë me Radar dhe Drager në rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar dhe evidentuar ata drejtues automjetesh që qarkullojnë me shpejtësi dhe në gjendje të dehur.
TiranëPolicia Rrugore e Tiranës gjatë 12 orëve të fundit kanë vijuar kontrollet me Drager e Radar.Kontrolle me Radar në rrugët e brendshme të Tiranës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.Kontrolle edhe me Drager për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.Në drejtim të shpejtësisë në qendrat e banuara, Policia Rrugore konstaton me shqetësim që në orët e vona të natës drejtues mjetesh qarkullojnë me shpejtësi dy deri në tre herë më shumë sesa lejon tabela, duke bërë dhe gara shpejtësie.Në këtë kuadër në orët e para të mëngjezit janë evidentuar 5 raste, ku në një rast është rrezikuar dhe jeta e punonjësve të policisë rrugore.Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjezit janë pezulluar 25 Leje Drejtimi për dy deri në tre herë më shumë shpejtësi sesa limiti i lejuar në qendrat e banuara.Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur rezulton se kemi një ulje të ndjeshme të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur, por edhe të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit.Në këtë kuadër janë arrestuar dy drejtues mjeti në gjendje të dehur.Si dhe janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesëve që:• nuk përdorin rripin e sigurimit.• përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit • nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit • qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj. Në këtë kuadër, janë vendosur : * 22 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit, * 17 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, * 8 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, * 3 masa administrative për shkelje të semaforit, * 6 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit, * 5 masa administrative për gara shpejtësie,* 2 masa administrative për xhama të errët,* si dhe 65 masa të tjera administrative të ndryshme.Janë bllokuar 7 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.Policia Rrugore e Tiranës , do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm : Rritjen e sigurisë së jetës në rrugë .
Posted by Policia e Shtetit on Saturday, November 25, 2017
Rezultatet:
Në drejtim të shpejtësisë në qendrat e banuara, Policia Rrugore konstaton me shqetësim që në orët e vona të natës drejtues mjetesh qarkullojnë me shpejtësi dy deri në tre herë më shumë sesa lejon tabela, duke bërë dhe gara shpejtësie.
Në këtë kuadër në orët e para të mëngjesit janë evidentuar 5 raste, ku në një rast është rrezikuar dhe jeta e punonjësve të policisë rrugore.
Gjatë natës dhe orëve të para të mëngjesit janë pezulluar 25 Leje Drejtimi për dy deri në tre herë më shumë shpejtësi sesa limiti i lejuar në qendrat e banuara.
Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur rezulton se kemi një ulje të ndjeshme të drejtimit të automjetit në gjendje të dehur, por edhe të drejtimit të mjetit nën ndikimin e alkoolit.
Në këtë kuadër janë arrestuar dy drejtues mjeti në gjendje të dehur.
Si dhe janë pezulluar 15 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.
Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtueseve që:
- nuk përdorin rripin e sigurimit.
- përdorin celularin gjatë drejtimit të automjetit
- nuk respektojnë sinjalistikën e semaforit
- qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.
Në këtë kuadër, janë vendosur:
* 22 masa administrative për mosvendosje të rripit të sigurimit,
* 17 masa administrative për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
* 8 masa administrative për mosvendosje të kaskës mbrojtëse,
* 3 masa administrative për shkelje të semaforit,
* 6 masa administrative për mungesë kontrollit teknik të mjetit,
* 5 masa administrative për gara shpejtësie,
* 2 masa administrative për xhama të errët,
* si dhe 65 masa të tjera administrative të ndryshme.
Janë bllokuar 7 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi 3 masa.
Policia Rrugore e Tiranës , do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm : Rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.