Aktet “anti-tërmet”, buxheti dhe zgjedhja e kryeprokurorit të ri-Rendi i ngjeshur i seancës plenare
Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare me një rend të ngjeshur tematikash. Kryefjalë do të jetë tërmeti i 26 nëntrorit dhe pasoajt e tij,e për këtë qëllim do të miratohen edhe aktet normative të posaçme që lehtësojnë nga barra financiare dhe proceduriale materialet që vijnë në mbështetje të procesit të rindërtimit të vendit.
Por krahas akteve normative,në seancë është parashikuar të diskutohet edhe projektbuxheti I vitit 2020 dhe paketa me ndryshimet fiskale që e shoqërojnë atë.
Në listën e akteve për t’u votuar është edhe zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm. Në listë për t’u votuar janë kandidaturat Arta Marku (aktualisht kryeprokurore), Fatjona Memçaj dhe Olsian Çela. Nga vlerësimet e bëra në procesin e përzgjedhjes,Olsia Çela ka marrë pikët më të larta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.