Aktivitet tregtar i paligjshëm në grumbullim kromi – Policia ndjek penalisht 3 shtetas, bllokon 5 subjekte dhe vendos dhjetëra gjoba
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Hetimit Tatimor kanë hartuar një Plan masash për “goditjen e aktivitetit tregtar të paligjshëm, të pa regjistruar në organet tatimore, punësimin pa regjistrim ose pa garantuar sigurimin e të punësuarve, moslëshimi i kuponit tatimor, mosdeklarimit të të dhënave të nevojshme sipas legjislacionit në fuqi”.
Gjatë ditëve të fundit nga kontrollet e kryera, janë procedura penalisht tre shtetas në qarkun e Dibrës.
Konkretisht, shtetasi U.T, 40 vjeç, e L.N, 34 vjeç, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Punësimi i paligjshëm”, pasi u janë konstatuar ambiente të pa regjistruar në organet shtetërore me aktivitet , grumbullim dhe seleksionim të materialit të kromit si dhe disa punëtorë të pasiguruar.
Ndërsa, shtetasi T.D, 30 vjeç, është proceduar për veprën penale “Organizim i lotarive të Palejuara”, pasi në qytetin e Klosit në lokalin që administrohej prej tij, i janë gjetur pajisje të lojërave të fatit të paregjistruar në organet tatimore.
Në kuadër të bashkëpunimit janë ushtruar kontrolle edhe në subjekte të tjera tregtare ku si rezultat janë vendosur :
5 bllokime aktiviteti (aktivitet tregtar i paligjshëm, aktivitete për grumbullimin e kromit)
10 masa administrative gjobë, (mos lëshim të kuponit tatimor, mosdeklarim i të dhënave të nevojshme)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.