Aktiviteti i bizneseve në Eurozonë / Në nivel rekord gjatë Qershorit. Rriten presionet inflacioniste në bllok

Bizneset në Eurozonë kanë zgjeruar aktivitetin me normën më të shpejtë në 15 vite gjatë Qershorit, ndërkohë që lehtësimi i masave të Covid ka risjellë normalitetin tek sektori mbizotërues i shërbimeve në bllok . Megjithatë, rritja e biznesit ka ardhur me koston e presioneve inflacioniste, për shkak të mungesës së punës dhe ndërprerjeve në zinxhirët e ofertës nga pandemia. Indeksi PMI i Markit, formulohet përmes mijëra sondazhesh drejt sektorit privat dhe që shihet si një matës i mirë i shëndetit ekonomik, u rrit në 59.6 pikë në muajin Qershor, nga 57.1 që ishte në Maj, ç’ka përbën edhe nivelin më të lartë që prej Qershorit 2006. Analistët thonë se rimëkëmbja ekonomike e Europës është përshpejtuar në Qershor, por presionet inflacioniste janë rritur gjithashtu. Rritja po shihet tek sektori i shërbimeve të Eurozonës, pasi rritjes së mëparshme në manifakturë, çka sugjeron se ekonomia ndodhet në kapacitet të plotë. Përshpejtimi i programit të vaksinimit në kontinent ka bërë që Qeveritë të lejojnë më shumë nga industria e shërbimeve që të rihapet. Edhe pse rreziku i inflacionit është i dukshëm , Banka Qendrore Europiane pritet të mbajë politikat monetare të lirshme dhe të shohë përmes pritshëmrive të inflacionit përpara se të veprojë.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.