Aktiviteti i biznesit në Eurozonë tkurret në një rekord dy-mujor / Shqetësime për proces të ngadaltë vaksinimi
Aktiviteti i biznesit në zonën e euros ra në një minimum dy mujor në janar, treguan të dhënat paraprake të Premten, në prag të bllokimeve më të rrepta të lidhura me koronavirusin.
Rajoni është duke u ndeshur me nivele në rritje të infeksionit Covid-19 dhe kufizime më të forta ndërsa përhapen llojet e reja të virusit, duke shkaktuar dhimbje të mëtejshme ekonomike.
PMI e përbërë e Markit për zonën e euros, e cila shikon aktivitetin si në prodhim ashtu edhe në shërbime, ra në 47.5 Janar, kundrejt 49.1 në Dhjetor. Një lexim nën 50 paraqet një tkurrje në aktivitet.
Chris Williamson, shefi i ekonomisë së biznesit në IHS Markit, tha se një recesion i dyfishtë për zonën e euros po bëhej “gjithnjë e më i pashmangshëm”.
“Kufizimet më të forta Covid-19 i bënë një dëm të mëtejshëm bizneseve në janar,” tha ai në një deklaratë.
“Prodhimi ra me ritëm, i udhëhequr nga përkeqësimi i kushteve në sektorin e shërbimeve dhe një dobësim i rritjes së prodhimit në nivelin më të ulët të parë deri më tani në rimëkëmbjen shtatë-mujore të sektorit.”
Presidentja e Bankës Qendrore Evropiane Christine Lagarde pranoi të enjten se pandemia ende paraqiste “rreziqe serioze” për ekonominë e zonës euro.
Përveç varianteve të reja Covid, ka gjithashtu shqetësime rreth një vaksinimi të ngadaltë në të gjithë Bashkimin Evropian.
D.B – SCAN
Burimi: CNBC
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.