AKU: 340 inspektime dhe monitorime në të gjithë vendin – Jepen 20 masa paralajmëruese për bizneset
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar se po vijon inspektimet dhe monitorimet në të gjithë vendin me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore.
Gjatë kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit ushqimor janë dhënë 20 masa me paralajmërim kryesisht për rinovim të librezës shëndetësore, të planit DDD si dhe rinovim i analizave mikrobiologjike të ujit.
Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 2 mostra në monitorim të produkteve ushqimore.
Në zbatim të Urdhrit “Për bashkërendimin e inspektimeve për zbatimin e protokolleve të sigurisë në kuadër të Task-Forcës anti COVID-19” inspektorët e DRAKU-ve përveç monitorimeve të subjekteve kanë këshilluar 378 qytetarë për mbajtjen e maskave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Gjatë monitorimit në subjekte, u krye vëzhgimi mbi përdorimin e maskave nga punonjësit, si dhe këshillimi i përfaqësuesve të subjektit për ruajtjen e distancës së sigurisë gjatë blerjeve.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.